Ylli i kinemasë bëhet profesor në Universitetin e Teksasit

Ylli i kinemasë, fitues i Çmimit Oscar, Matthew McConaughey, do të “luajë” këtë vjeshtë një rol të ri: profesor në Universitetin e Teksasit në Ostin.

McConaughey, i cili është diplomuar edhe vetë aty në vitin 1993, do të jetë profesor i praktikës në “Kolegjin Moody për Komunikimin”, pjesë e Departamentit të Fakultetit të Radios, Televizionit dhe Kinematografisë. Ai ka dhënë edhe më parë leksione atje, që prej vitit 2015, por tashmë është zyrtarisht i punësuar.

“Jemi krenarë që të mirëpresim Profesor McConaughey-n, i cili i bashkohet Fakultetit tonë”, tha Dekani Jay Bernhardt. “Matthew i ka shumë përzemër shkollën dhe studentët tanë dhe jemi shumtë e mocionuar që do të ndajë kohën dhe talentin e tij me ne, për të ndihmuar brezin e ri të liderëve të medias dhe novatorëve”.

“Lënda që do të jap mësim është lënda që gjithmonë kam dashur të kisha pasur kur isha unë student. Puna në klasë me studentët më jep një mundësi që t’i përgatis ata”, tha vetë McConaughey. Përveç se ka fituar Çmimin Oscar dhe ka mbi 50 filma në karrierën e tij, McConaughey ka punuar edhe si producent, ku ka shkëlqyer në serialin “True Detective”, si producent dhe aktor protagonist.

Shkarkoni aplikacionin e A2