CNN brenda ferrit që kërcënon botën

Muzgu nuk nën kupton çlodhje, ndërsa Amazona digjet. Është momenti kur moti freskohet disi për t’i dhënë një shans zjarrfikësve. Një pjesë e madhe e pyjeve janë kthyer në hi, ndërsa shkatërrimi sundon mbi një komunitet të tërë.

Tenharim janë një komunitet indigjen, i cili pretendon se zotëron ligjërisht gati 1 milionë hektarë tokë në zonën që për shekuj e kanë quajti si nëna natyrë. Tani janë të shqetësuar se mos mbeten jetim. “Brezi i ardhshëm do të ketë një të ardhme të errët. Që kur Presidenti i ri erdhi në detyrë po ndodhin këto gjëra”.

Presidenti Jair Bolsonaro, është i përkushtuar të sjellë progres në Amazonë, siç pretendon, duke nxitur madje kultivimin komercial të zonës për herë të parë. Komuniteti Tenharim nuk duan të jenë pjesë e botës sonë, por bota do tani një pjesë të tyre. Kudo dallohen shenjat e atyre që po shkaktojnë ferrin. Tokë e pastruar për bagëti që njerëzit të hanë më shumë mish. Dru të prerë dhe shpyllëzim për të mundësuar rritjen e bimëve si soja.

Zjarrfikësit që luftojnë flakët janë 3 orë larg me makinë nga fshati më i afërt. Zjarret nuk përfshijnë vetvetiu bimësinë siç pretendon Bolsonaro. Gati çdo polic apo zjarrfikës me të cilin foli CNN, tha se shumë prej vatrave janë krijuar në mënyrë të qëllimshme. Për të pastruar tokën, për kultivim, për të lehtësuar varfërinë apo për t’i bërë të pasurit edhe më të pasur. E megjithatë, këtu nuk ka ujë të mjaftueshëm për të shuar flakët, por thjesht për të parandaluar përhapjen e tyre. Me mjetet më bazike, qëllimi është thjesht të kufizohen dëmet e kësaj krize te rende ambientaliste globale.

Shkarkoni aplikacionin e A2