Dosjet në pritje, Shella: Në Gjykatën e Lartë, efikasiteti nga viti 2015 ka rënë me 99%

Gerti Shella, drejtori i INFOCIP, solli për A2 rezultatet e një studimi që ka marrë parasysh kohën që i duhet një çështje gjyqësore për të marrë shqyrtim të plotë gjyqësor si dhe koha që një vendim merr për të nxjerrë arsyetimin e tij. Dy tregues, këto, që së bashku përfaqësojnë kohëzgjatjen e gjyqësorit.

Sipas tij, trupa gjyqësore është një nga kushtet kryesore për të pasur një gjykim të shpejtë. Reduktimi i saj ka ndikuar në mënyrë dramatike në shifrat e viteve të fundit.  

Më në detaj, të dhënat e INFOCIP tregojnë që Gjykata e Lartë, kur ka patur trupe të plotë në vitin 2015, arrinte të jepte vendime 1462 rekurseve në vit.

Në 2016, kur filluan lëkundjet e para, kemi 1140, në 2018 kur fillojë e plotë reforma vetëm 219 rekurse , ndërkohë që në vitin 2019 janë marrë vetëm 12 vendime, pra me një ulje marramendëse prej 99%.

“Me këto ritme, do të duheshin 20 shekuj për të mbaruar rekurset e sotshme”, thotë Shella.

Shkarkoni aplikacionin e A2