Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Fiskalizimi, ish-drejtuesi i tatimeve: Koncesioni i radhës

Nga A2 CNN
30 Gusht 2019, 17:38 | Ekonomi
Fiskalizimi, ish-drejtuesi i tatimeve: Koncesioni i radhës

Fiskalizimi është koncesioni i radhës i Qeverisë. Është kjo akuza që bën ish-Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Flobenc Dilaveri. Një nga drejtuesit kryesorë të administratës tatimore, në kohën kur qeveria Rama nisi për herë të parë luftën lundër informalitetit në shtator të vitit 2015, shpjegon se fiskalizimi nuk e lufton ekonominë gri. “Strategjia e re e fiskalizimit mendoj që është thjesht një koncesion apo një PPP e re. Në këndvështrimin tim një projekt-koncesion i ardhshëm dhe i shpejtë”, thotë Dilaveri.

Për Flobenc Dilaverin, projekti i qeverisë, nga aq sa është deklaruar deri më tani, është i paqartë jo vetëm për bizneset, por edhe për vetë administratën tatimore. “Kam përshtypjen që edhe ata që po e propagandojnë as vetë nuk e dinë çfarë është. Duke pasur parasysh që do të zbatohet në Shqipëri, në kushtet kur interneti ka ato probleme që ka, informaliteti është ai që është, nuk mendoj se do të zgjidhë gjë. Përkundrazi mund të kthehet në argument të shumë bizneseve mungesa e internetit, cilësia e dobët e tij, mungesa e energjisë elektrike, gjë që do të kalojë në një rreth vicioz të gjithë sistemin e administratës tatimore”.

Vetëm një ditë më parë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, njoftoi shtyrje të afatit deri në mes të shtatorit për dorëzimin e kritikave dhe sugjerimeve nga biznesi, çka sipas ekspertëve, vë në pikëpyetje zbatimin e e kësaj nisme nga janar i i vitit të ardhshëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani