Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Flet pa leje me gazetarët, Trump dëbon nga Shtëpia e Bardhë asistenten personale

Nga A2 CNN
30 Gusht 2019, 09:01 | Bota

Kishte ndjekur pas presidentin amerikan Donald Trump nga dita e parë që hyri në Shtëpinë e Bardhë.

Madeleine Westerhout ishte asistentja personal e tij, një nga njerëzit më të besuar, dera e fundit para Dhomës Ovale të presidentit.

Donald Trump dhe ish asistentja e tij Madeleine Westerhout

Por sot ajo është thjesht një e papunë 28-vjecare, sepse Trump ka urdhëruar të shkarkohet nga detyra me efekt të menjëhershëm.  Çfarë ka ndodhur?

Sipas prestigjiozes New York Times, e para që zbuloi çështjen, Westerhoud është zbuluar nga njerëz afër presidentit në një hotel afër një nga rezidencat e tij në Bedminster, duke folur me disa kronistë politikë, normalisht pa lejen e presidentit.

Ish asistentja madje duket se mund të ketë folur dh edhe në detaje mbi familjen e presidentit, dhe pikërisht kjo pikë është gjykuar nga Trump si një pikë e pakalueshme që e ka detyruar atë, që sipas burimeve kishte marrëdhënie shumë të mirë me Westerhout, vendimin për përjashtim ditën e djeshme.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë