Integrimi i Shqipërisë, Mogherni: BE të ketë qasje të qëndrueshme

Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini i kërkoi Bashkimit Europian të ketë qasje të qëndrueshme sa i përket integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Deklarata erdhi pas takimit jo formal të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian dhe Ballkanit perëndimor në Helsinki. Ndërkaq ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë Mirosllav Lajçak u shpreh se vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jetë hap vendimtar për të ardhmen e BE.

“Takimi në tetor do të dërgojë një sinjal të fuqishëm. Do të tregojmë se sa seriozë jemi.”, ishin fjalët e tij.

Në takimin e Helsinkit u fol edhe për çështjen e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë . Komisoneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn tha së  dialogu mes dy vendeve është kyç për perspektivën evropiane të rajonit. Mogherini tha se ka ardhur koha për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. I pranishëm në forum ministri shqiptar në detyrë Gent Cakaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2