Kirtsen Dunst nderohet me “yllin e famës”

Aktorja fituese e çmimeve Emmy dhe Golden Globe, Kirsten Dunst, është nderuar me yllin e saj në rrugën e famës në Hollivud. Ceremonia u mbajt vetëm 4 ditë pas premierës së komedisë së saj më të fundit “On Becoming a God in Central Florida”, Dunst ku luan rolin e një punonjëseje me pagë të ulët, e cila gënjen dhe mashtron për të mbuluar një skemë piramidale miliona dollarëshe.

37-vjeçarja u shpreh se kurrë nuk e kishte menduar se do të ishte pjesë e historisë së Hollivudit, aq sa të kishte edhe yllin e saj. Ai është i 2671-ti në radhë, në rrugën e famshme të Hollivudit. Për herë të parë Kirtsen u shfaq në filmin “Intervistë me Vampirin” në vitin 1994, që i dha asaj menjëherë nominimin për një Golden Globe, kur ishte vetëm 12 vjeç, çmim që më pas e fitoi në vitin 2015. Ajo u bë e njohur për rolin e saj në filmat “Jumanji”, “Njeriu Merimangë”, “Vetëvrasja e Virgjëreshave”, “Maria Antoneta”, etj.

Shkarkoni aplikacionin e A2