Kurti e fton në koalicion, Mustafa: Vetëm me Vjosa Osmanin si kandidate për Kryeministre

Pak orë para skadimit të afatit për shpalljen e koalicioneve parazgjedhore, kryetari i lëvizjes vetëvendosje Albin Kurti, ftoi Lidhjen Demokratike të Kosovës të garojnë me një listë të përbashkët, por pa kandidat për Kryeministër.

Përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, Kurti propozon që ne krye të listës zgjedhore të vendoset Vjosa Osmani e LDK-së ndërsa kandidati i Vetëvendosjes që do të zgjidhet nga këshilli i përgjithshëm të jetë i dyti. Kryeministër sipas tij, do të bëhet ai që do të sigurojë më shumë vota.

Ndërkohë, kreu i LDK, Isa Mustafa, reagoi me anë të një letre dërguar Albin Kurtit, duke ripërsëritur qëndrimin e LDK-së që koalicioni të lidhet nën drejtimin e Vjosa Osmanit si kandidate për Kryeministre.

Shkarkoni aplikacionin e A2