Mallkimi i numrit 7, Sanchez “viktima” e radhës te Manchester United

Alexis Sanchez i ka dhënë fund makthit të aventurës së tij te Manchester United, duke u rikthyer në Itali, aty ku u bë fillimisht i njohur me Udinese-n. Tashmë pjesë e Inter-it, ku do të synojë të fitojë trofe të rëndësishëm, kiliani dorëzon në “Old Trafford” fanellën ikonë, atë me numrin 7.

Ndër vite, te “Djajtë e Kuq”, atë e kanë mbajtur emra nga më të mëdhenj të futbollit botëror, si George Best, Eric Cantona, David Beckham dhe Cristiano Ronaldo. Por që prej largimit të porgugezit, numri 7 ka qenë i mallkuar për cilindo lojtar të United që e mbante atë.

Kanë qenë në fakt 5 lojtarë që kanë mbajtur mbi shpinë numrin 7, por edhe pse mes tyre ka pasur disa sulmues me emër, në total të pestë kanë shënuar vetëm 14 gola në 10 vite. Për krahasim, vetëm Ronaldo në gjashtë vitet e tij te United ka realizuar 84 gola në 196 ndeshje.

Zbuloni se cilët janë lojtarët e tjerë që bashkë me Sanchez kanë dështuar me numrin 7 mbi shpinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2