Matthew Palmer emërohet i dërguar special i SHBA për Ballkanin perëndimor

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka emëruar zëvendës ndihmës sekretarin Matthew Palmer, si të dërguarin e tij special në Ballkanin perëndimor.

“Në këtë rol, Palmer do të udhëheqë përpjekjet tona për të përforcuar angazhimet diplomatike të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon si dhe do të përqendrohet në integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në institucionet europiane”, thuhet në deklaratën për mediat të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Si i dërguar special, Palmer do të udhëtojë për në Slloveni në 1 shtator për të marrë pjesë në Forumin Strategji në Bled. Ai do të përfaqësojë gjithashtu Shtetet e Bashkuara në takimin mes drejtuesve të Vendeve të Kuintit në Bruksel. Ai do të vazhdojë gjithashtu të mbajë pozicionin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit në Zyrën e Çështjeve Europiane dhe Aziatike.

Shkarkoni aplikacionin e A2