Melania nuk mund të rrinte vetëm, edhe Trump me statujë druri në Slloveni – A2

Melania nuk mund të rrinte vetëm, edhe Trump me statujë druri në Slloveni

Ndoshta e mbani mend statujën e Melania Trump, realizuar nga artisti amerikan Brad Doëney pranë qytetit të saj të lindjes në Svenica. Tani sllovenët kanë menduar t’i ngrënë një statujë edhe bashkëshortit të saj të famshëm, presidentit amerikan Donald Trump.

Skulptura prej druri e dhëndrit më të famshëm në Slloveni nuk mund të kalojë pa u vënë re pasi është 8 metra e lartë dhe mund të gjendet në fshatin e Sela pri Kamnik, vendlindja e kryeministrit slloven Marjan Sarec.  E ndërtuar në një tokë private, statuja e paraqet Trump-in me kokë katrore, me grushtin e ngritur lart, një pozë që sjell në mend Statujën e Lirisë.

“Disa thonë është Statuja e Lirisë, disa të tjerë Donald Trump. Mua më duket si një parodi ndaj Trump, por duke qenë se nuk kam dëgjuar gjëra pozitive për të, nuk e kuptoj pse duhet të jetë këtu?”, tha Stane Sustar, pronar i tokës.

Krijuesi i saj, Tomaz Schlegl, tha se bëhej fjalë për një provokim, një kujtesë se bota po pushtohet çdo ditë e më shumë nga populistët. Brenda strukturës se drunjtë gjendet një mekanizëm që lejon ndryshimin e shprehive të fytyrës, nga shumë miqësore në ditët e javës, në vërtet të frikshme gjatë fundjavës.

Por statuja e ka përçarë opinionin. Shumë banorë të fshatit kanë reaguar me zemërim, më një prej tyre që u përpoq ta shkatërronte me traktor. Disa kritikë në rrjet e kanë cilësuar atë si një shpërdorim druri, e cila nuk duhej të qe ndërtuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2