Mesdheu ka mungesë uji të pijshëm, shpëtimi vjen nga uji i detit

Pellgu Mesdhetar është një zonë specifike nga pikëpamja e klimës, ku stina e verës është e nxehtë dhe e thatë ndërsa dimri është i shkurtër dhe i pasur me reshje. Megjithëse Mesdheu ka potencial të lartë të burimeve hidrike, ky rajon ka mungesë të theksuar të ujit të pijshëm.

Mesdheu zotëron vetëm 3% të sasisë globale të ujit të pijshëm përkundrejt popullimit prej 7,3%, të popullsisë botërore, fakt i cili e rendit Mesdheun ndër vendet me riskun më të lartë të mungesës së ujit të pijshëm për të ardhmen. Vendet Mesdhetare, ashtu si disa shtete të botës që vuajnë thatësirën e gjatë, shpëtimin nga shterimi i burimeve të ujit të pijshëm e shohin në teknologjinë e de-kripëzimit të ujit të detit.

Nga procesi i largimit të kripës prej ujit të detit në rang global, fitohet ujë i pijshëm në sasinë mbi 100 miliardë litra ujë në ditë, ujë i cili shkon për konsum, për përdorim në bujqësi, industri ushqimore dhe farmaceutike. Ky proces, ka kosto të ulët dhe përfitim të lartë financiar e mjedisor pasi mbetjet e kësaj industrie janë kristale të kripës, të cilat përsëri riciklohen duke prodhuar sodë kaustike, acid klorhidrik, gaz hidrogjeni, etj.

Shkarkoni aplikacionin e A2