Ministri i Jashtëm finlandez: Kolegët, më pozitivë për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, tha se kloegët e tij të vendeve të Bashkimit Europian, me të cilët po takohet në Helsinki, janë më të prirur që të miratojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Për mendimin tim, kishte më tepër pritshmëri pozitive për faktin që në një moment të caktuar të nisnim bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Haavisto në një konferencë për shtyp pas bisedimeve. Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian u mblodhën në Helsinki për të diskutuar mbi çeljen e negociatave, një vendim ky i shtyrë disa herë për shkak të ndarjeve brenda vendeve të unionit. Në këtë takim informal ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE, Federica Mogherini dhe Ministrit të Jashtë të Finlandës, Pekka Haavisto.

Shkarkoni aplikacionin e A2