Negociatat për anëtarësim, Dimitrov: Shkupi të trajtohet veçmas, një më mirë se zero

Procesi i zgjerimit duhet të bazohet në merita individuale dhe rastet e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut duhet të trajnohen të ndara.

Kërkesa vjen nga ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së veriut Nikola Dimitrov, para fillimit të takimit informal të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian në Helsinki.

“Dy vende janë më mirë së një, por një është më mirë se asnjë dhe ne nuk e kemi luksin ta lëshojmë mundësinë për sukses”, deklaroi ministri.  

I pyetur lidhur më “kundërshtimin” e Francës për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Dimitrov tha se sipas informacioneve të tij, Parisi ende nuk ka marrë pozicion.

Shefi i diplomacisë së Shkupit tha se pas pak ditësh do të udhëtojë drejt Francës për të zhvilluar takime lidhur më çështjen.

“Nuk duhet të flasim për zgjerim por kompletim”, ishin fjalët e Dimitrov sipas të cilit vendet e rajonit luftojnë për të njëjtat vlera që lufton edhe Macron në BE.

Shkarkoni aplikacionin e A2