Studimi në SHBA, ushqimet jo të shëndetshme sjellin depresion – A2

Studimi në SHBA, ushqimet jo të shëndetshme sjellin depresion

Ushqimi i pa shëndetshëm mund të shkaktojë depresion tek adoleshentët. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e universitetit të Alabamës.

Ata morën në shqyrtim 84 gjimnazistë që i përkisnin komuniteteve më të ardhura të ulta në Birmingam, një qytezë në Alabama, ku ndodhet edhe kampusi universitar.  Testet zbuluan nivele të larta të sodiumit dhe nivele të ulta të potasiumit. Tek fëmijët dhe prindërit e tyre u vunë re gjithashtu simptoma të depresionit.

Një vit e gjysmë më vonë, studiuesit zhvilluan analiza të tjera tek grupi i adoleshentëve, duke evidentuar më shumë shenja të depresionit. Sipas shkencëtarëve, sodiumi i lartë sinjalizon një dietë me ushqime të ambalazhuara dhe jo të shëndetshme,  ndërsa potasiumi i ulët mund të vijë nga mungesa e frutave dhe perimeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2