Uragani “Dorian” kërcënon Floridën, Trump: Bëni kujdes, është një përbindësh

Gjendja e emergjencës është shpallur në shtetin e Floridës dhe autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve të grumbullojnë rezerva të mjaftueshme ushtrimore për 1 javë, ndërsa uragani “Dorian” fiton fuqi dhe pritet të godasë vendin të hënën si stuhi e kategorisë së 4-t.

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se “Dorian”, aktualisht i kategorisë së dytë, me erëra deri në 165 km në orë, pritet të shndërrohet në uragan të madh të premten dhe do të mbetet “i rrezikshëm” përgjatë fundjavës pasi është duke thithur ujërat e ngrohta të Atlantikut. Presidenti amerikan, Donald Trump, anuloi udhëtimin e planifikuar në Poloni dhe paralajmëroi qytetarët kundër atij që e quajti uragani përbindësh. “Po punojmë shumë fort lidhur me uraganin “Dorian”. Është vërtet interesante pasi fillimisht u duk si një stuhi e vogël. Patëm të gjithë fat, nuk e goditi Puerto Rikon. Preku Ishujt Virxhinia jo aq sa mendohej, por fitoi forcë në rrugën drejt Flordiës, duke u shndërruar në një përbindësh. Ne jemi gati, megjithatë bëni kujdes”, tha Trump.

Stuhitë e kategorisë së katërt kanë fuqi të shkaktojnë dëme që ekspertët i quajnë katastrofike, si shkatërrimin e shtëpive dhe dyqaneve, copëtimin e rrugëve, rrëzimin e pemëve dhe linjave të energjisë. Banorëve përgjatë bregut të Atlantikut në Florida u është thënë që të jenë të gatshëm për evakuimin e mundshëm. Supermarketet dhe pikat e karburantit janë dyndur nga turma njerëzish, që kanë qëndruar në radhë përgjatë gjithë natës. “Dorian” solli përmbytje dhe ndërprerje të energjisë në dy ishuj të Porto Riko por nuk shkaktoi dëme të mëdha.

  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë me çështjen e emrit
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Nuk e ndjejmë veten gati për të hapur negociata
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Në 2008 bëmë disa lëvizje të nxituara me vizat