Vrasës me pagesë për Malkon, furgoni i vjedhur në Lezhë, targat në Krujë

Hetimet për vrasjen e ish efektivit Santiago Malko i kanë çuar hetuesit në Lezhë ndërsa ekzekutimi është bërë me pagesë. Burime nga policia thanë se mjeti tip furgon i përdorur për vrasjen i cili u dogj në kodrat e fshatit Ferraj është vjedhur në Lezhë disa kohë më parë.

Por veç kësaj atentatorët kanë qenë të kujdesshëm të humbin gjurmët pasi makinës ishin vendosur targa të tjera, këtë herë të vjedhura në muajin mars të këtij viti në  zonën e Krujës.

Për këtë hetuesit mendojnë se vrasja është e porositur dhe e mirë organizuar. Nga anatjetër blutë janë në pritje të ekspertizës së armës kallashnikov e gjetur në brendësi të mjetit por prej saj nuk priten shumë prova të vlefshme për hetimin.

Pistat e hetimit janë fokusuar në të kaluarën problematike të viktimës , baba i dy fëmijëve i cili u ekzekutua mbrëmjen e së martës me breshëri automatiku teksa lëvizte me automjetin e tij.

Hetuesit janë përqendruar dhe në një ngjarje të ndodhur një vit më parë në kryeqytet ku mbetën të plagosur disa persona dhe që u dyshua se i përfshirë ishte Malko.

Shkarkoni aplikacionin e A2