Zjarr në ishullin e Sazanit, forcat e armatosura punojnë për shuarjen

Një vatër zjarri është konstatuar në ishullin e Sazanit pak minuta më parë. Sipas burimeve të A2, 16 efektivë të Forcës Detare janë në terren e punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohe që 17 efektivë të tjerë janë nisur nga baza detare e Pashalimanit.

Anija e shërbimit e Forcave Detare është në gatishmëri për çdo ndërhyrje të nevojshme.

Drejt Sazanit edhe punonjës të Misionit të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit (MZSH) në Vlorë.

Shkarkoni aplikacionin e A2