Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

1,25 milionë paund për shtëpinë e Pitkinit

Nga A2 CNN
31 Gusht 2019, 13:07 | Showbiz

Shtëpia e Sir Norman Wisdom, të njohur për rolin e Pitkinit, është nxjerrë në shitje. Vila piktoreske e vendosur në ishullin e Manit, mes Britanisë dhe Irlandës, ka një çmim prej 1,25 milionë paund dhe ka qenë rezidenca e humoristit të famshëm për më shumë se 27 vite.

Ai e kishte blerë fillimisht në vitin 1980, për t’u larguar prej saj në vitin 2007, drejt një azili për të moshuarit, ku edhe vdiq tre vjet më pas në moshën 95-vjeçare. Gjatë një karrierë që zgjati më shumë se gjashtë dekada, Wisdom mori titullin OBE (Order of the British Empire) në vitin 1995 ndërsa titullin “Sir” në vitin 2000.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani