“Arena Kombëtare është fantastike”, Reja: Shpresoj të drejtoj skuadrën aty

Rezultatet janë vendimtare për të ardhmen e Edy Reja-s në krye të kombëtares shqiptare. Por trajneri italian dëshiron që të vazhdojë të jetë në drejtim të skuadrës edhe kur të ketë përfunduar stadiumi i ri, “Arena Kombëtare”. “Është një stadium fantastik, i nivelit botëror. Të paktën me atë që kam parë. Shpresoj që të kem mundësi të drejtoj skuadrën aty për sa më shumë kohë”, tha Reja gjatë një konference për mediat.

“Është e qartë që do të më pëlqente të vazhdoja, sepse kam gjetur njerëz të mirë. Megjithatë kontrata ime përfundon në nëntor dhe do të varet nga Federata nëse do ta rinovojë apo jo. Unë gjithmonë kam bërë kontrata njëvjeçare, edhe kur më kanë propozuar më shumë. Por nëse ka sintoni, nëse shoh se po punohet për të ardhmen, pse jo. Deri tani kam parë se pranë meje kam njerëz të besuar. Dëshira ime është të vazhdoj, shpresoj që t’ia dal”.

Shkarkoni aplikacionin e A2