Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Barcelona, vetëm barazim me Osasunën. Ansu Fati shkruan historinë

Nga A2 CNN
31 Gusht 2019, 19:03 | Futboll
Barcelona, vetëm barazim me Osasunën. Ansu Fati shkruan historinë

Hap fals për Barcelonën në javën e tretë të kampionatit spanjoll. Sërish pa Messin, kësaj radhe Griezmann nuk u shndërrua në heroin e katalanasve, të cilët barazuan 2-2 në transfertë me Osasunën dhe pas 3 ndeshjesh kanë grumbulluar vetëm 4 pikë.

Lajmi i mirë ishte adoleshenti Ansu Fati. Në moshën 16 vjeç e 304 ditë, bëhet lojtari më i ri në historinë e Barcelonës që shënon gol në kampionat. Javën e kaluar, në fitoren 5-2 ndaj Betisit, Fati u shndërrua në lojtarin e dytë më të ri në histori që debutonte me katalanasit.

Por, nëse në Camp Nou iu afrua golit, futbollisti i lindur në Guinea-Bisau në vitin 2002, me golin në Pamplona ndaj Osasunës hyn në historinë e Barcelonës duke kaluar Bojan (17 vjeç e 53 ditë) dhe Messi (17 vjeç dhe 331 ditë).

Goli tjetër i Barçës u shënua nga Arthur, ndërkohë që për Osasunën shënoi dy herë Torres.

https://www.youtube.com/watch?v=bamZXsdvwLw

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu