Bayern e kthen në tenis, Pavard dhe Perisic shënojnë për herë të parë

Bayern Munchen fitoi 6-1 ndaj Mainzit, në një ndeshje ku e pa veten në disavantazh shumë shpejt.

Në minutën e gjashtë, Boetius shënoi në portën e Neuer, por barazoi rezultatin mbrojtësi francez Pavard, i cili shënoi golin e parë zyrtar me fanelën bavareze. Në minutën e fundit të pjesës së parë David Alaba shënoi edhe golin e dytë me një goditje dënimi të ekzekutuar mjeshtërisht.

Kroati Perisic dhe më pas me Coeman, Lewandowski dhe Davies, kompletuan suksesin tenistik 6-1 ndaj Mainzit. Ky ishte goli i parë për Ivan Perisic me skuadrën e re, pas largimit nga Interi.

Shkarkoni aplikacionin e A2