Bombarduesit amerikanë në brigjet britanike, stërvitje në të gjithë Europën

Avionët luftarakë bombardues amerikanë janë fotografuar duke fluturuar mbi shkëmbinjtë e Doverit, në Angli, si pjesë e një stërvitjeje të përbashkët me avionët e Forcës Mbretërore Ajrore të Britanisë së Madhe.

Bombarduesit amerikanë janë avionët luftarakë më të shtrenjtë të prodhuar ndonjëherë, me një kosto mbi 1,5 miliardë dollarë kur u prodhuan për herë të parë. Nga viti 1987 deri në vitin 2000 janë realizuar 21 të tillë. Avioni ka kapacitete bërthamore dhe mund të lëshojë deri në 80 predha në një mision të vetëm.

Përveç Mbretërisë së Bashkuar, avionët amerikanë do të kryejnë edhe një seri stërvitjesh në disa shtete të tjera europiane.

Shkarkoni aplikacionin e A2