Çalhanoglu i jep 3 pikët e para Milanit

Milani fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Brescia falë golit të Hakan Calhanoglu në pjesën e parë.

Giampaolo ndërroi skemën nga 4-3-1-2 në 4-3-3 dhe la Piatek në stol për të aktivizuar portugezin Andre Silva.

Kuqezinjtë e nisën vrullshëm takimin dhe krijuan shumë volum loje, teksa rezultati u zhbllokua në minutën e 12, kur Çalhanoglu shënoi me kokë pas një krosimi të Suso.

Në minutat e fundit Milani goditi shtyllën me Paqueta, ndërsa Kessie dhe Piatek iu afruan shumë golit, por nuk arritën të dysfishonin rezultatin.

Shkarkoni aplikacionin e A2