Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

"Det" me shishe dhe një “maratonomak” në fushë, spektakli i shëmtuar i tifozëve të Vllaznisë

Nga A2 CNN
31 Gusht 2019, 21:48 | Futboll

Në minutat e fundit të ndeshjes Vllaznia-Tirana, përballje që u fitua nga bardheblutë 2-0, tifozëria e zhgënjyer shkodrane hodhi shishe të shumta në fushë.

Arbitri Enea Jorgji u detyrua ta ndërpriste ndeshjen për disa minuta, derisa gjakrat u qetësuan.

Gjatë kohës kur futbollistët dhe trajneri i Vllaznisë po mundoheshin të qetësonin tifozët, njëri prej tyre zbriti në fushë dhe nisi të vraponte në fushë, ndërkohë që “steward”-ët nuk e ndalën dot.

Pasi u ndoq nga policia, ai doli nga stadiumi, ku dhe u ndalua.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani