F1, Ferrari dominon provat zyrtare në Belgjikë

Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel do të nisen nga vendi i parë dhe i dytë në Çmimin e Madh të Belgjikës.

Pilotët e Ferrarit, për herë të parë në këtë sezon, arritën të linin pas dy pilotët e Mercedesit, Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas.

Leclerc regjistroi kohën 1:42.519, rreth 7 të dhjetat më i shpejtë sesa gjermani 4 herë kampion bote.

Vetëm koha e pestë më e mirë për Max Verstappen me Red Bull.

Shkarkoni aplikacionin e A2