Fier, sherri mes familjeve vazhdon edhe në spital. I marrin pistoletën policit dhe qëllojnë me armë zjarri në Urgjencë – A2

Fier, sherri mes familjeve vazhdon edhe në spital. I marrin pistoletën policit dhe qëllojnë me armë zjarri në Urgjencë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Levan të Fierit mbrëmjen e së shtunës.

Gjatë një konflikti mes dy familjeve janë dëmtuar me sende të forta dy shtetas, G.ZH dhe D.Zh, ndërsa shtetasit K.L. dhe E.M. janë lenduar me mjet prerës. 

Të plagosurit janë transportuar për në spital, por në urgjencë, një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë, dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër, shtetasin A.ZH.

Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie duke kanë bërë bllokimin e dy shtetasve E.B. e D.B. dhe shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë për veprime të mëtejshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, motivit të konfliktit si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Shkarkoni aplikacionin e A2