I dënuar me burgim të përjetshëm sepse vodhi 50$, lirohet pas 36 vitesh

Në vitin 1983, një 22-vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm në Alabama pasi kishte vjedhur rreth 50$ në një furrë buke. Pas më shumë se tre dekadash, më në fund është lënë i lirë, pasi gjykatësi vendosi se Alvin Kennard e kishte shlyer dënimin.

Kennard ishte dënuar fillimisht për një grabitje në vitin 1979, por ishte liruar me kusht. Në vitin 1983, Kennard u dënua për grabitje me armë, pasi me një thikë në dorë vodhi 50$ në një furrë buke. Bazuar në ligjin për përsëritësit e veprave penale që isht enë fuqi në Alabama, kjo grabitje e dytë i kushtoi atij dënimin me burgim të përjetshëm.

Vetëm në vitin 2013, modifikimet e këtij ligji lejuan një gjykatës të rishikonte këtë vendim dhe rrethanat e krimit të kryer nga Kennard. Megjithatë, edhe nëse krimi do të ishte kryer në ditët e sotme, gjykatësja e çështjes tha se Kennard do të ishte dënuar me 20 vite burgim.

  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë me çështjen e emrit
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Nuk e ndjejmë veten gati për të hapur negociata
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Në 2008 bëmë disa lëvizje të nxituara me vizat