Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kapet në Shkodër i dënuari për shfrytëzim prostitucioni në Itali

Nga A2 CNN
31 Gusht 2019, 10:30 | Kronikë
Kapet në Shkodër i dënuari për shfrytëzim prostitucioni

Një 37-vjeçar, i dënuar nga drejtësia italiane me 6 vite burg për "Shfrytëzim prostitucioni" është arrestuar nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Sipas Policisë, ky shtetas, nga periudha 01.01.2012 deri 18.01.2014 në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë. Gjithashtu, ky shtetas gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka përdorur pasaporta të falsifikuara.

Gjykata e Apelit Milano, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg  për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Falsifikim i pasaportave”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Ai do të ekstradohet në Itali, ku edhe do të kryejë dënimin që i është dhënë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli