Liverpool, perfekt në Premier League. 4 ndeshje, 4 fitore

Liverpooli kaloi pa probleme transfertën ndaj Burnley, ku arriti të fitojë 3-0, duke marrë kështu triumfin e katërt radhazi në po kaq ndeshje të kampionatit anglez.

Të besuarit e Klopp kaluan në avantazh në minutën e 33-të falë një autogoli të Wood, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë ishte Sadio Mane ai që dyfishoi shifrat.

Kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga fundi i takimit, Roberto Firmino shënoi edhe golin e tretë për “The Reds”, që kryesojnë me 12 pikë, 2 më shumë sesa Manchester City, që fitoi ndaj Brighton me rezultatin 4-0. 

Shkarkoni aplikacionin e A2