Manchester United, 3 ndeshje radhazi pa fitore

Manchester United harron të fitojë. Në javën e katërt të Premier League, ekipi i drejtuar nga Solskjaer nuk ka shkuar dot më shumë sesa një barazim 1-1 në transfertë ndaj Southampton.

“Djajtë e Kuq” kaluan të parët në avantazh me anë të James që në minutën e 10.

Por, Southampton barazoi në pjesën e dytë me anë të Vestergaard dhe arriti të ruajë rezultatin deri në fund, edhe pse nga minuta e 73-të luajti me një futbollist më pak.

Me këtë rezultat, Manchester United numëron tre ndeshje radhazi pa fitore në kampionatin anglez. Fitorja e fundit ishte ajo ndaj Chelsea, në javën e parë të kampionatit. Më pas, United ka barazuar ndaj Wolves (1-1), është mundur nga Crystal Palace (1-2) dhe ka barazuar sërish 1-1 ndaj Southampton.

Shkarkoni aplikacionin e A2