“Më plasi celulari në dorë”, Thartori shfaq ndërlikime pas ndërhyrjes, dërgohet në Tiranë

Eljus Thartori, 36-vjeçari i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit në banesën e tij mbrëmjen e djeshme është transportuar për në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Sipas mjekëve në spitalin e Vlorës, Thartori ka shfaqur ndërlikime pas ndërhyrjes kirurgjikale të cilës iu nënshtrua. Po sipas tyre, ai ka plagë të shkaktuara nga djegia. Një natë më parë, Policia tha se ndaj tij është qëlluar me armë zjarri ndërsa po qëndronte në ballkonin e shtëpisë së tij, ndërsa dëshmitarë në zonë raportuan se kishin dëgjuar edhe një shpërthim. Vetë Thartori ka thënë se është lënduar pasi i ka plasur telefoni në dorë, kur ka mbërritur në spitalin e Vlorës, i transportuar nga familjarët.

E gjithë ngjarja mendohet të jetë filmuar nga kamerat e sigurisë që Thartori kishte vendosur në banesën e tij, por Policia ende nuk ka konfirmuar identifikimin e autorëve. Thartori rezulton person me precedent penal, pasi është dënuar me 10 vite burgim për vrasje.

Shkarkoni aplikacionin e A2