Tifozët e Vllaznisë godasin me gurë autobusin e skuadrës së Tiranës

Pas ndeshjes Vllaznia-Tirana, autobusi i skuadrës së Tiranës është goditur me gurë nga tifozët vendas.

Fotot tregojnë xhamin e thyer të autobusit të bardhebluve, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga lojtarët apo stafi i ekipit.

Tirana fitoi 2-0 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, me gola të Halilit dhe Ngoo.

Shkarkoni aplikacionin e A2