Not apo fluturim? Pishina “qiellore” hapet verën tjetër

Pishina e parë “qiellore”, e vendosur 35 metra mbi rrugët e Londrës, do të hapet zyrtarisht verën e ardhshme. Tre metra e thellë dhe 25 metra e gjatë, pishina do të mbajë rreth 400 tonë ujë dhe do të lidhe si “urë” dy godina me apartamente luksoze në kryeqytetin anglez.

Ishte programuar që punimet do të përfundonin brenda vitit 2019 dhe me shumë gjasa kjo do të arrihet, por pishina e hapur do të mund të përdoret vetëm verën e ardhshme. Inxhinierët po bëjnë testimet e fundit ndërsa vetë pishina, e gjitha prej xhami 20 centimetra i trashë, do të mbërrijë nga Kolorado, SHBA, ku edhe është prodhuar.

E vendosur në katin e dhjetë të dy pallateve, frekuentuesit e saj do të mund të shohin nga afër edhe godinën e re të ambasadës amerikane në Londër, që do të hapet në janar.

Në total, në të dy godinat do të ketë 2000 apartamente, me çmimet që fillojnë nga 600 000 paund për njësi, deri në 5 milionë paund, për suitat e katit të fundit.

Shkarkoni aplikacionin e A2