Shqiptarët sigurojnë makinat, por jo jetën

Shqiptarët sigurojnë makinat, por jo shëndetin dhe jetën. Të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se në shtatë muajt e parë të vitit 2019, për sigurimin e automjeteve që është i detyrueshëm me ligj, primet arritën në mbi 5,9 milionë lekë, 5,2% më shumë kundrejt një viti më parë.

Ndërkaq, pavarësisht përhapjes masive të zjarreve në të gjithë vendin, duket se sigurimi i shqiptarëve kundër fatkeqësive natyrore ka përmasa gjithnjë e më të vogla, pasi sipas AMF-së primet e sigurimit në këtë segment u evidentuan në rënie me 24,4%.

Sipas të dhënave, primet e sigurimit vullnetar arritën në rreth 3,7 milionë lekë gjatë periudhës janar-korrik, në rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në rritje evidentohen edhe dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit, ku kontributin më të madh, rreth 56,9% të totalit e kanë dhënë pagesat për sigurimin motorik.  

Shkarkoni aplikacionin e A2