Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Spektakël dhe 7 gola në Juve-Napoli, Koulibaly i jep fitoren… bardhezinjve

Nga A2 CNN
31 Gusht 2019, 22:50 | Futboll
Spektakël dhe 7 gola në Juve-Napoli, Koulibaly i jep fitoren…

Plot 7 gola u shënuan në supersfidën e javës së dytë të Serisë A. Juventus dhe Napoli dhanë spektakël në Torino, me të dyja skuadrat që nuk u dorëzuan kurrë.

Nuk u dorëzua Napoli, që e pa veten në disavantazhin e 3 golave, pasi Danilo, Higuain dhe Cristiano Ronaldo shënuan për bardhezinjtë.

Nuk u dorëzua as Juventusi, që edhe pse pësoi një goditje të fortë nga barazimi 3-3 që erdhi nga golat e shpejtë të Manolas, Lozano dhe Di Lorenzo, kërkoi sërish me ngulm avantazhin që e kishte humbur pa kuptuar.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, një krosim në zonë nga Pjanic gjeti Koulibaly, i cili e dërgoi topin në trekëndëshin e portës së tij, duke lënë të shtangur futbollistët e Napolit.

4-3 për Juventusin dhe festa shpërtheu mes tifozëve bardhezinj, që e shohin skuadrën e tyre të vetme në vend të parë, në pritje të ndeshjeve të tjera të Serisë A, që do të luhen nesër.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli