Trazira në Hong Kong, protestuesit sfidojnë policinë. Përleshje e gaz lotsjellës

Vazhdojnë trazirat në Hong Kong. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e dhjetëra mijëra protestuesve që sfiduan urdhrin ndalues të autoriteteve dhe marshuan përmes qytetit.

Manifestuesit u vunë zjarrin objekteve në rrugë, hodhën bomba molotov ndaj efektivëve dhe sulmuan godinën e Parlamentit, pavarësisht barrikadave të ngritura atje.

Në javën e 13 të protestave, pjesëmarrësit thërrisnin slogane të tilla si “Luftë për liri” apo “Në këmbë” për Hong Kongun.  

Të premten, disa aktivistë pro demokracisë dhe ligjvënës u vunë në pranga, mes të cilëve dy emra të njohur të të ashtuquajturit “Revolucioni i çadrave”.

Protestat nisën fillimisht si lëvizje kundër projektligjit të ekstradimeve në Kinë, që do të lejonte përndjekjen e kritikëve të regjimit të Pekinit. Tani është kthyer në një mobilizim më të gjerë pro demokracisë, ku përleshjet janë intensifikuar.  

Shkarkoni aplikacionin e A2