UEFA frenon abuzimet, vendos çmim tavan për biletat e tifozëve udhëtues

Pas ankesave dhe protestave të shumta të tifozëve të klubeve europiane për çmimet “e kripura” të biletave në ndeshjet e Champions League dhe Europa League, UEFA më në fund ka marrë masa.

Organi drejtues i futbollit europian ka bërë të ditur se bilet për tifozët udhëtues të cilët duan të ndjekin skuadrën e tyre në transfertë nuk mund të kushtojnë më shumë se sa 70 Euro. Ndërsa për ndeshjet e Europa League, bileta për tifozët miq nuk mund të kushtojë më shumë se sa 45 Euro.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin tha se tifozët janë jetikë për futbollin. “Ata që ndjekin skuadrën e tyre në ndeshjet në transfertë duhet të kenë mundësi që t’i blejnë biletat me një çmim të arsyeshëm, duke pasur parasysh kostot e udhëtimit që iu është dashur të paguajnë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2