Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

80 vjet nga krimi i parë i Luftës së Dytë Botërore

Nga A2 CNN
1 Shtator 2019, 11:20 | Bota

Sikurse çdo vit, edhe këtë vit, në orët e para të mëngjesit të 1 shtatorit, qytetarët e Vielunit në Poloni u zgjuan nga sirenat e alarmit që kujtojnë sulmin e Gjermanisë naziste para 80 vjetësh.

Bombardimi i Vielunit shënoi krimin e parë të Luftës së Dytë Botërore. Në disa sulme ajrore nga ora 4:35 e deri në orën 14:00, qyteti u shkatërrua në masën 70%. Dhjetë minuta pas sulmit në Vielun, pasoi bombardimi i Vesterplate, në afërsi të Gdanskut. Në këtë qytet gjermanët dhe polakët kishin një marrëdhënie të tensionuar.

Gdansku, i banuar kryesisht nga gjermanë, në Marrëveshjen e Versajës pas Luftës së Parë Botërore u deklarua qytet i lirë, jo më nën kontrollin e Rajhut. Porti, dogana dhe hekurudha ndodheshin në administrimin polak dhe pranë Balltikut, Polonia kishte stacionuar kazerma ushtarake dhe ushtrinë.

Në Poloni, mbrojtja e Vesterplate para fuqisë së padiskutueshme ushtarake gjermane shihet si simboli i heroizmit polak. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani