Berlin, Luiza Gega madhështore, thyen rekordin kombëtar

Luiza Gega ka shënuar një nga performancat e saj më të mira në karrierë, teksa në Mitingun e Berlinit ka marrë vendin e tretë në disiplinën e 2000 metrave me pengesa.

Atletja shqiptare mbërriti me kohën 6:00.07, që përfaqëson edhe rekordin kombëtar, në një garë të fortë të fituar nga gjermania Gesa Krause, që me 5.52.80 vendosi edhe kohën më të mirë në botë.  

Në rrjetet sociale Gega u tregua shumë e lumtur, madje thotë që ndihet vërtet “në formë shumë të mirë” dhe mezi pret fillimin e kampionatit botëror që do të zhvillohet në Doha këtë vit.

Shkarkoni aplikacionin e A2