Derbi i çmendur, gjashtë shtylla, por Lazio dhe Roma barazojnë

Derbi i Romës është një nga më të priturit në Europë, për tifozeritë e zjarrta të kryeqytetit italian. Shpesh herë tensioni bën që ndeshja mos të ketë shumë emocione, por këtë vit ndodhi e kundërta.

Një ndeshje e çmendur, me ritme të larta, dy gola, raste pafund dhe plot 3 shtylla dhe një traversë për Lazion, dhe 2 shtylla për Romën.

Lazio luan më mirë në minutat e para, dhe Leiva kam shtyllën në minutat e para, por Zaniolo i Romës i përgjigjet menjëherë.  

Në minutën e 17-të një faull me dorë i Milinkovic i dhuron bashkëkombësit të tij Kolarov një penallti  përballë Strakoshës, dhe serbi nuk gabon.

Reagon Lazio, dhe në dy minuta godet  dy shtylla të pabesueshme me Correa dhe Immobile, por përsëritet edhe Zaniolo.

Lazio gjen barazimin e merituar në pjesën e dytë (58’) me spanjollin Luis Alberto, dhe mundohet të fitojë por sërish një shtyllë i mohon gëzimin.

Shkarkoni aplikacionin e A2