Kokainë në Tiranë, kapet pronari i lokalit në ish-bllok dhe shpërndarësi

Pesë persona u arrestuan në dy operacione të Policisë së Tiranës, pasi u kapën me kokainë.

Në operacionin e parë, të koduar “Blloku”, u prangosën pronari, administratori, kamarieri dhe klienti i një lokali në ish-bllok, pasi në momentin e kontrollit nga policia, kamarieri ka hedhur në tokë një kuti shkrepse me 4 doza kokainë. Një sasi tjetër droge iu gjet dy klientëve, ndërsa kokainë kishte edhe në pjesën e fundit të banakut.

Në operacionin tjetër u arrestua një 45-vjeçar, pasi gjatë ndërhyrjes së policisë ai hodhi në tokë dy kartopeceta brenda të cilave kishte kokainë, gati për t’ua çuar me motor klientëve që e kishin porositur. Nga kontrolli i banesës iu sekuestruan 300 gramë kokainë.

Shkarkoni aplikacionin e A2