Meta në përkujtimoren e Luftës së Dytë Botërore: Të mbrojmë çdo ditë lirinë dhe demokracinë – A2

Meta në përkujtimoren e Luftës së Dytë Botërore: Të mbrojmë çdo ditë lirinë dhe demokracinë

meta 1100x620

Ndër liderët botërorë të ftuar në Poloni  në ceremoninë përkujtimore të 70 vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, që filloi me bombardimin e qytetit polak Vielun, ishte i pranishëm edhe presidenti Ilir Meta.  

Shumë i nderuar të merrja pjesë sot në Varshavë, në ceremoninë e 80-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, me ftesë të Presidentit të Polonisë, z.Andrzej Duda.Përulje përpara dhjetra milionë viktimave, heronjve e dëshmorëve që humbën jetën në emër të lirisë e dinjitetit njerëzor, pavarësisë e sovranitetit, gjatë tragjedisë më të madhe që ka njohur njerëzimi.Bashkë me shumë krerë shtetesh, shprehëm solidaritetin për forcimin e paqes dhe ndërtimit të një botë më të mirë, që në themel duhet të ketë lirinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe besimin e ndërsjellë.Të gjithë së bashku të punojmë për lirinë, paqen dhe dinjitetin njerëzor, që tragjedi të tilla, të mos përsëriten kurrë më. Të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur çdo ditë vlerat e demokracisë dhe lirisë, që na bashkojnë me NATO-n dhe Bashkimin Europian.Shqipëria ishte viktima e parë në Europë e kësaj murtaje të njerëzimit, duke kaluar me kurajë sakrifica të jashtëzakonshme, që nga dita e parë e pushtimit, 7 prillit 1939, deri në ditën e fundit të çlirimit të Europës.Krenar për kontributin dhe qëndresën heroike të popullit tonë në luftën ndaj nazi-fashizmit.

Gepostet von Ilir Meta am Sonntag, 1. September 2019

Duke shprehur “përuljen për dhjetëra miliona viktimat” e luftës, dhe krenarinë për “kontributin dhe qëndresën heroike të popullit tonë në luftën ndaj nazi-fashizmit,  presidenti shqiptar përmes një deklarate u shpreh se detyra e gjithkujt është mbrojtja çdo ditë e “demokracisë dhe lirisë, që na bashkojnë me NATO-n dhe Bashkimin Europian”.