Në vendin e fundit të klasifikimit, Shkëndija shkarkon trajnerin

Pas nisjes së dobët të kampionatit në Maqedoninë e Veriut me 3 humbje dhe një barazim, Shkëndija ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Qatip Osmani.

“Grupi i punës që ka marrë përsipër menaxhimin e KF Shkëndija, duke analizuar rrethanat e fundit dhe rezultatet negative në periudhën e kaluar, vendos të shkarkojë nga detyra stafin teknik në krye me Qatip Osmanin. Deri në emërimin e shefit të ri të stafit teknik, si ushtrues detyre (trajner i përkohshëm) caktohet Erhan Selimi”, lexohet në njoftimin e Shkëndijës.

Shkarkoni aplikacionin e A2