Nëna tmerron djemtë e saj me rrengun më fantastik që është parë ndonjëherë – A2

Nëna tmerron djemtë e saj me rrengun më fantastik që është parë ndonjëherë

Kur përgatit ushqimin, duhet të bësh shumë kujdes me pajisjet e mprehta të gatimit, pasi herë pas here ndodhin incidente.

Një nënë mendoi që këtë fakt ta përdorte për t’i punuar një rreng dy djemve të saj. Në një video të postuar në TikTok ditët e fundit, ajo ka marrë rreth 41 milionë shikime.

Me një karrotë dhe me ngjyrues ushqimi të kuq, ajo bëri sikur preu gishtin me thikë dhe thërriti e alarmuar për ndihmë djemtë. Sapo panë skenën, të dy nisën të ulërinin të tmerruar.

Ajo i thotë që t’i japin një peshqir dhe njëri prej djemve thjesht ia hedh mbi dorë peshqirin. Më pas, i kërkon celularin dhe ky është momenti kur djali i madh kupton gjithçka, pasi celulari ishte duke i xhiruar.

Shkarkoni aplikacionin e A2