“Neymar heq dorë nga Barcelona, do të luajë edhe një vit me PSG”

Neymar ka vendosur përfundimisht se ku do të luajë në sezonin që sapo ka nisur.

Sipas “L’Equipe”, sulmuesi brazilian do të qëndrojë te PSG edhe për një vit. Duke parë vështirësitë që ka pasur Barcelona për të gjetur një marrëveshje me PSG, Neymar i ka thënë lamtumirë idesë për kthimin e tij në Spanjë.

Ndërkohë, sipas “Sport”, Neymar ka shprehur gadishmërinë për të dhënë vetë 20 milionë euro për të zhbllokuar tratativën dhe për të riveshur fanelën “blaugrana”.

“Propozimi i vetëm i shkruar nga Barcelona na erdhi në datën 27 gusht. Ishim të gatshëm për të negociuar, por nuk na u kthye përgjigjja që prisnim. Marrëveshja nuk është arritur. Gjithsesi, ka afat deri në përfundimin e merkatos, por tani varet nga Barcelona”, tha drejtori sportiv i PSG, Leonardo.

Por, sipas “L’Equipe”, fjalën e fundit e ka thënë Neymar tashmë.

Shkarkoni aplikacionin e A2