Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nuk zhgënjen derbi i Londrës, Arsenali përmbys Tottenham

Nga A2 CNN
1 Shtator 2019, 20:44 | Futboll
Nuk zhgënjen derbi i Londrës, Arsenali përmbys Tottenham

Derbi i Londrës nr.186 midis Tottenham dhe Arsenalit nuk zhgënjeu 60 mijë spektatorët të Emirate Stadium. Barazimi 2-2 nuk jep idenë e emocioneve të ndeshjes, që në pjesën e parë u dominua nga Spurs-at, që kaluan në avantazh të dyfishtë me yllin Eriksen në minutën e 10-të dhe ka raste të panumërta ku është i aftë Leno.  

Por portieri i Arsenalit nuk mund të bëj asgjë kur gjyqtari dënon Granit Xhakën për një “stërkëmbësh” ndaj koreanit Son. Penallti, nuk gabon bomberi Kane (40’).

Në minutat e fundit të pjesës së parë, goditja e fortë e Lacazette, shkurton rezultatin. Arsenali merr zemër dhe sulmon, edhe pse Kane godet shtyllën (58’). Francezi Lloris bën mrekulli, por dorëzohet ndaj Aubameyang  në minutën 71. Arsenali shënon 10 minuta më vonë golin e fitores me Sokratis, por anulon VAR.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë