Përkujtohet në Poloni nisja e Luftës së Dytë Botërore

Presidenti polak Andrej Duda dhe homologu i tij gjerman, Frank Valter Steinmeier përkujtuan viktimat e para të Luftës së Dytë Botërore në Vielun, në Poloni. Qyteti jugor polak ishte i pari që u bombardua nga forcat e ushtrisë gjermane, duke shënuar kështu edhe nisjen e luftës 1 shtatorin e vitit 1939.

“Bota vuajti kasaphanën më të egër që na mësoi se sa vlen humbja e dhjetra milionë jetëve në mbarë botën, sa vlen humbja e jetëve të njerëzve të zakonshëm, civilëve, atyre që nuk u përfshinë në luftime, të paarmatosurve. Kjo përbën kasaphanën më të madhe në histori”, tha Duda. 

Prezenca e Presidentit gjerman Steinmeier shihet nga polakët si një domethënie e madhe dhe një hap që duhej ndërmarrë më herët përsa i takon marrëdhënieve dypalëshe mes popujve. 

“Qëndroj sot para jush, para atyre që i mbijetuan atyre kohërave, pasardhësve të viktimave, rezidentëve të vjetër e të rinj të Vielunit, i përulur dhe mirënjohës. Dua t’i përulem të gjitha viktimave të asaj kohe, viktima të tiranisë gjermane dhe kërkoj falje për sa ndodhi”, u shpreh Steinmeier. 

Paralelisht me Vielunin, ceremoni përkujtimore u mbajtën edhe në Gdansk, qyteti që përballoi sulmet kryesore të asaj kohe. Të prira nga kryeministri i vendit, Mateus Morviecki, dhe kreu i Komisionit Europian, Frans Timmermans, ceremonitë përkujtimore njohën prezencën edhe të një sërë emrave të tjerë si kancelarja gjermane Angela Merkel dhe z/presidenti amerikan, Mike Pence.

Moraviecki foli për dëmet e mëdha materiale, shpirtërore, ekonomike dhe financiare që iu shkaktuan Polonisë nga lufta kur i parashtroi të pranishmëve kërkesën për kompensimin e dëmeve: “Duhet të flasim për këto humbje, duhet t’i kujtojmë dhe të kërkojmë të vërtetën, por edhe kompensimin e dëmeve”.

Kjo nuk është hera e parë që Gjermanisë i kërkohet të paguajë dëmet e luftës, por, sipas Berlinit zyrtar, të gjitha kompensimet e mundshme i janë bërë çdo shteti që i pretendon ato.

  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Edi Rama në konferencë për shtyp
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama flet për çështjen e negociatave: Kam komunikuar me Macron
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: E vërteta është ajo që kam thënë prej disa kohësh
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Kemi marrë një refuzim për të hapur mbrëmë negociatat
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Rruga jonë është e njëjta pa asnjë ndryshim
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Ato që kemi bërë deri tani janë për vendin
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Do të vazhdojmë me plotësimin e parakushteve
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Do plotësohet kërkesat për funksionimin e shtetit e institucioneve
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Kjo është një qasje interesash shumë më e madhe se ne
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Kjo është një qasje interesash shumë më e madhe se ne
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Dje konflikti u shpalos, kryeministri italian e cilësoi gabim historik
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Franca është në të drejtën e vetë të kërkojë ndryshimin e rregullave
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Kancelarja ka bërë gjithçka që Këshilli mos përfundonte pa tekst
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Të vazhdojmë rrugën e nisur, nuk ka alternativë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria evropiane nuk është një nga planet
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Nuk shoh arsye t’i kërkoj parlamentit një mocion besimi
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Maqedonia ka 14 vjet që pret të hapë negociatat, ndryshoi dhe emrin
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Asnjëherë nuk ka qenë një opsion ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: Procesi është bërë gjithnjë dhe më i vështirë dhe më kërkues
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Edi Rama: Macron ishte brutalisht i hapur për atë që tha
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: Macron vuri në pikëpyetje të gjithë metodologjinë e negociatave
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: Në fazën që ne kërkojmë të hyjmë transferohet dija e BE
  • LAJMI I FUNDIT | Negociatat me BE, Edi Rama: Shtimi i bishtave nuk është korrekt
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Iu kërkova të thonë nëse duan ta mbyllin procesin e zgjerimit