Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 21 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është sulmi i dytë i tillë brenda një muaji në Teksas.
I pari që u qëllua ishte një polic i cili ndaloi makinën e një personi të armatosur mes Midland dhe Odessa. Më pas, agresori qëlloi mbi disa shoferë të tjerë dhe këmbësorë përpara se të braktiste makinën e tij dhe të vidhte një furgon poste për të vazhduar masakrën.
Ai u vra në një kompleks kinemaje. Ende nuk dihen motivet e kësaj masakre të kryer nga një person i bardhë, mbi 30 vjeç.
Një muaj më parë, 22 persona u vranë në El Paso të Teksasit.