Uragani “Dorian” arrin kategorinë 5, largohen turistët, mbyllen aeroportet

Intensifikohet uragani Dorian, që pritet të godasë ishujt e Bahamasit dhe brigjet juglindorë në SHBA, duke u klasifikuar në kategorinë e pestë. Për të shmangur katastrofën që mund të shkaktojë stuhia e fuqishme, është bërë evakuimi I banorëve, turistëve u është kërkuar të largohen, si dhe janë mbyllur disa prej aeroporteve. 

Sipas qendrës për uragane në SHBA, stuhia e cila i është afruar me disa kilometra ishujve Bahamas, arrin një shpejtësi prej 260 km në orë. 

Uragani Andrew në vitin 1992, shkatërroi 63 mijë banesa

Pas Bahamasit, uragani Dorian pritët të godasë edhe Floridën këtë fillim jave. Guvernatori Ron DeSantis deklaron se ka shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa janë vënë në lëvizje  2,500 trupa të gardës kombëtare, ndërsa 1.500 të tjerë janë në gatishmëri.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Dorian mund të jetë stuhia më e madhe në rajon, pas uraganit Andrew, që në vitin 1992 shkaktoi 65 viktima, si dhe shkatërroi më shumë se 63 mijë banesa.

Shkarkoni aplikacionin e A2